Aktualitet Mali i Zi kthen në Shqipëri të arratisurin nga burgu

Mali i Zi kthen në Shqipëri të arratisurin nga burgu

311
0
SHPËRNDAJE

Mali i Zi i ka kthyer Shqipërisë një të arratisur nga burgu i Fushë Krujës, në kohën që ai kishte dalë me 5 leje.  Kristjan Lumani, 27 vjeç, banues në Ivanaj të Malësisë së Madhe, strehohej në Mal të Zi që prej vitit 2014 dhe ishte dënuar për disa vepra penale.

Konkretisht Gjykata e Krujës e kishte dënuar me 4 vjet burg për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ndërsa Gjykata e Apelit  Shkodër, e ka dënuar në vitin 2012 me 8 vjet burg për vjedhje me dhunë në bashkëpunim, dënim të cilin e vuante në burgun e Fushë-Krujës.

Më datë 21 maj deri më 26 maj 2014, ai kishte përfituar leje shpërblyese, por nuk ishte kthyer më në burg. Ndaj, u shpall në kërkim dhe u bë e mundur kapja e tij, në Mal të Zi dhe më datë 10 shkurt 2017 është ekstraduar nga Mali i Zi në burgun e Tiranës.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)