Sociale Ndriçohet pas 15 vjetësh hyrja e Tiranës

Ndriçohet pas 15 vjetësh hyrja e Tiranës

4141
0
SHPËRNDAJE

Hyrja kryesore që lidh veriun e Shqipërisë me Tiranën ka marrë tashmë një pamje të re. Një muaj pas nisjes së punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin e munguar prej 15 vjetësh për pajisjen e gjithë këtij aksi të rëndësishëm me ndriçim dhe barriera mbrojtëse.

Pamjet e marra natën tregojnë më së miri rezultatet e këtij ndryshimi, ku rruga që nga “Casa Italia” deri në vijën ndarëse administrative me bashkinë e Kamzës është totalisht e ndriçuar, duke ofruar tashmë kushte optimale për drejtuesit e automjeteve por edhe më shumë siguri për banorët dhe kalimtarët.

Por për të bërë dallimin mes asaj që ishte dhe asaj që është sot, mjafton të shohim pamjet në kufirin ndarës të Bashkisë Tiranë dhe asaj të Kamzës.