Sport Perez mendon tërheqjen nga presidenca e Realit

Perez mendon tërheqjen nga presidenca e Realit

170
0
SHPËRNDAJE

Florentino Perez po mendon t’i japë fund përpara kohe, mandatit të tij si president i Realit të Madridit. Sipas mediave spanjolle 69-vjecari madrilen për shkak të disa problemeve personale është i lodhur nga posti që mban aktualisht dhe tërheqja e tij nga një moment në tjetrin nuk do të përbënte ndonjë cudi të madhe.

Florentino Perez po përjeton epokën e tij të dytë në krye të Los Blancos. Ai u rizgjodh president i Realit në vitin 2009 duke pasuar në këtë detyrë Ramon Calderon. Afrimi në skuadër i lojtarëve të mëdhenj si Ronaldo, Kaka apo Bale bëri që 69-vjecari të rizgjidhej si numëri 1 i klubit merengues në vitin 2013-të, për një mandat të ri 4-vjecar i cili skadon pikërisht gjatë këtij viti.

Të gjithë mendonin se Perez do të rikandidonte sërish pasi nëse e bën dicka të tillë ai vështirë se do të ketë rivalë që mund ta zbresin nga froni, por duke iu referuar lajmeve që përcjellin mediat në gadishullin iberik, gjasat që janë të tërhiqet. Por përpara se të marrë vendimin për tu larguar dëshira e Perez, është të gjejë një person të përgjegjshëm dhe me reputacion për ti besuar drejtimin e klubit madrilen.

Mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë dhe kush do të jetë realisht njeriu që do të marrë trashgiminë e Florentino Perez te Los Blancos.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)