Politikë Protesta, Basha: Nga ky bashkim ata kanë frikë, ju duan të nënshtruar

Protesta, Basha: Nga ky bashkim ata kanë frikë, ju duan të nënshtruar

262
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për mediat se  protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. “Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerëz të artit, kulturës e sportit, të papune e sipërmarrës, fermerë dhe punëtore.

Nga ky bashkim i madh kanë frike vetëm ata qe duan ti mbajnë shqiptarët të nënshtruar, ndaj kane filluar të shpifin e të gënjejnë për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj.

Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kuraja dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen’, tha shefi i opozitës.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)