Politikë Protesta e PD-së, ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD-së, ja rrugët që bllokohen

373
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Policia e Tiranës ka përgatitur planin e masave për protestën që opozita do të zhvillojë nesër në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përpara Kryeministrisë.

Partia Demokratike ka marrë leje për zhvillimin e protestës nga ora 12:00 deri në orën 16:00, ndërsa të angazhuar do të jenë mbi 1 mijë forca policie për të garantuar rendin dhe shmangur incidentet e mundshme. Disa rrugë në kryeqytet do të bllokohen.

Rrugët e bllokuara për protestën
Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 18 Shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)