Aktualitet Sekuestrohet tokë në Vuno dhe Jalë me vlerë 1.7 mln euro

Sekuestrohet tokë në Vuno dhe Jalë me vlerë 1.7 mln euro

573
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë, e cila ishte përvetësuar nga Murat Hysenaj nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Mësohet se 56-vjeçari Murat Hysenaj nga Vlora është vendosur në pranga nga policia në kuadër të operacionit “JALA”.

Murat Hysenaj ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Ndërsa vlera e kësaj sipërfaqe toke të sekuestruar shkon rreth 1.7 milionë euro.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)