Botë SHBA, Robert Harward nuk pranon të bëhet këshilltar i sigurisë

SHBA, Robert Harward nuk pranon të bëhet këshilltar i sigurisë

259
0
SHPËRNDAJE

Personi i zgjedhur nga Donald Trump për të qenë këshilltar i sigurisë, ka refuzuar propozimin e presidentit amerikan.

Zëvendësadmirali në pension Robert Harward i ka thënë jo ftesës së Presidentit. Pas kësaj, Shtëpia e Bardhë doli me një deklaratë duke justifikuar refuzimin me çështje familjare dhe një karriere në sektorin financiar privat të Harward, por mediat amerikane thonë se shkak i refuzimit ka qenë këmbëngulja e tij për të përzgjedhur vetë stafin, këmbëngulje që nuk është pranuar nga Donald Trump.

Pas largimit të Michael Flynn dhe refuzimit të Robert Harward, ky post vijon të mbetet bosh.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)