Aktualitet Shemben 4 kate shtesë të një pallati gjigant te ‘Shkëmbi i Kavajës’

Shemben 4 kate shtesë të një pallati gjigant te ‘Shkëmbi i Kavajës’

2252
0
SHPËRNDAJE

Katër kate shtesë të një pallati 24-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës disa metra larg plazhit, janë shembur dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, përveç se dëmeve materiale.

Nga struktura e pallatit, e cila është ndërtuar në rërë, janë shembur katër katet e fundit që janë ndërtuar dy vite më parë.

Ndërsa dy vite më parë po në këtë zonë është shembur një pallat pak metra më tej.

Banorët kanë përjetuar minuta tmerri në mesditë, kur katër katet e sipërme të pallatit ku banojnë janë shembur. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz megjithëse dëshmitarët thonë se po punohej në atë moment kur ndodhi aksidenti. Policia ka mbërritur në vendngjarje  dhe ka nisur hetimet.

Pallati gjigant ndodhet në një zonë të rrethuar me banesa të vogla për plazh dhe është më i madhi në të gjithë zonën e Shkëmbit të Kavajës.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)