Aktualitet Shfrytëzonin të miturat për prostitucion; në pranga 5 shqiptarë të të njëjtit...

Shfrytëzonin të miturat për prostitucion; në pranga 5 shqiptarë të të njëjtit fis

1586
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Caserta-s nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas mediave italiane të arrestuarit ishin pjesë e një familjeje që shfrytëzonin lidhjet e njërit prej të rinjve për të gjetur vajza dhe gra që i detyronin të bënin prostitutën, mes tyre edhe të mitura.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët: Osman Hasko, 27 vjeç; Shkumbin Muça, 24-vjeç; Aqif Hasko, 54-vjeç; Fation Dedja, 37-vjeç dhe Artan Zeqja, 35-vjeç.

Mediat fqinje raportojnë se minorenia shqiptare ishte e fejuara e shtetasit Osman Hasko. Nga përgjimet është zbuluar se 27-vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi.

Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Aqifit dhe i thotë se nëse Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion.

Arrestimet u kryen në një operacion blic në orët e para të mëngjesit dhe të akuzuarve u është caktuar masa e arrestit me burg. Hetimi për këtë bandë shqiptarësh kishte nisur nga janari deri në korrik 2015, ku u pa se pesë persona nga Shqipëria, që të gjithë i përkasin të njëjtës familje, pasi kishin rekrutuar dy të mitura me kombësi rumune dhe shqiptare dhe detyruar të prostituonin, ishin përpjekur për të fshehur moshën e tyre nëpërmjet përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)