Botë Trashëgimtari i “Samsung” arrestohet në Korenë e Jugut

Trashëgimtari i “Samsung” arrestohet në Korenë e Jugut

526
0
SHPËRNDAJE

Trashëgimtari i gjigantit të teknologjisë, “Samsung”, Lee Jae-yong është arrestuar në Korenë e Jugut, për mitmarrje dhe akuza të tjera.  Rasti lidhet me një skandal që çoi edhe në shkarkimin e Presidentit korean Park Geung-hye.

“Samsung” është akuzuar se ka dhënë donacione për një organizatë jo-fitimprurëse, e cila drejtohej nga Choi Soon-sil, mik i ngushtë i  Park dhe e gjithë kjo bëhej në këmbim të favoreve qeveritare.

Nga ana tjetër Lee dhe grupi i “Samsung” kanë dënuar sipas tyre këto qëllime dashakeqëse.

Shefi i “Samsung” u mor në pyetje nga prokurorët në muajin janar, por ata vendosën të mos e arrestonin.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)