Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 23 vjet burg shtetasen Gjoana Hila, e cila bashkë me të dashurin e saj, Eraldo Qatipi, 2 vjet më parë vrau gjyshen e saj, Anxhela Hila me qëllim që t’i merrte bizhuteritë e florinjta. Gjykata ka vendosur të dënojë me 20 vjet të dashurin e vajzës, për bashkëpunim në vrasje.


Krimi ndodhi në maj të vitit 2015 dhe mbesa, aso kohe 32-vjeçare rrëfeu para trupit gjykues vrasjen e gjyshes së saj, por duke ia faturuar atë të dashurit 27-vjeçar. Xhoana (Gjoana) Hila pohoi se gjithçka kishte ndodhur pasi e moshuara kishte zbuluar vjedhjen e parave e të bizhuterive dhe kishte reaguar për t’i mbrojtur ato. Eraldo Qatipi, me të cilin ajo kishte dy vjet e lidhur, kishte reaguar dhunshëm ndaj 82- vjeçares, duke e mbytur atë.


Xhoana është shprehur se ata kanë qenë në gjendje të dehur dhe po kërkonin që të mbysnin gjyshen e saj por vetëm të merrnin bizhutë.


“Nuk e mbyta unë gjyshen. Unë dhe Eraldo ishim duke marrë sendet në dhomën e gjumit të gjyshes kur ajo na pikasi. Ne u përpoqëm të iknim, por gjyshja deshi të na ndalojë. Kjo bëri që Eraldo, ngaqë ishte i dehur, ta kapte gjyshen për fyti. Më pas i vendosi një jastëk mbi fytyrë për të mos e lënë të bërtiste. Por kjo i kushtoi jetën. Ne donim të merrnim vetëm bizhuteritë e paratë, por gjyshja nisi të bërtiste e të na ndalonte”,-tha ajo.


6 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)