Kulturë Dino Mustafiq dhe modeli i tij teatror në Tiranë!

Dino Mustafiq dhe modeli i tij teatror në Tiranë!

202
0
SHPËRNDAJE

Naser Shatrolli

Teatri Kombëtar i Shqipërisë, mbrëmë me, 17. 03. 2017, e premte, hapi perdet kombëtare me shfaqjen e regjisorit me nam rajonal e ndërkombëtar nga Bosnja Dino Mustafiq “Equus” vepër e Peter Shaffer e shkruar në vitin 1973, shikuar nga dimensione dramaturgjike e autorit, frymës dhe domenit ideo-fabular e shpërfaqur skenikisht pa censurime gjuhësore dhe shpërfillje fizike nga aspeki i veprimit mizanskenik të personazhit, ajo, e dëshmoj dimensionin e saj teatror në raport me vet natyrën e saj pastaj në kontekstin analogjik përshtatja për Shqipërinë tranzicionale apo me rajonin ballkanik prej nga vjen dhe vet regjisori meqë shtrihet në ndërthurje të fajit patologjik protagonisti i saj i mbuluar me kostumin e gakut rajonal – global karshi botës shtazore brenda një stalle të madhe dhe një mendesie të caktuar qoftë me burime komuniste qoftë me botëkuptimet ndërfetare.

Pra, shikuar edhe me dioptrinë e rrjedhave të sotme globale si dhe ndikimet që do të kishte beteja e botës njerëzore e kryqëzuar brenda një koke të një kali global – me të fshehta, mistere që do të mund të interpretohen ndryshe nisur me antikitetin…

Aktrimi i trupës shqiptare në përballje me regjisorin dhe me kërkesat e tij për modelin e tij – ekip i zgjedhur nga vet regjisori i cili e kishte peshën e vet, (Igli Zarka, Timo Flloko, Ema Andrea, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Luli Bitri, Christ Lleshi, Erjona Kakeli, Ermir Jonka) nderkohe, edhe nga aspekti muzikor dhe nga koreografia në kuptimin e inkorporimit me konceptin e regjisurës së Dinos, kishte dimensionin e saj jetik, një regjisurë të rafinuar përkatësisht një format unik teatror, metodologjia e tij, poetika bashkohëse e tij si mural i gjallë kontemporan, i gravura në trupin – fizikun dhe lëkurën e njeriut të gjallë në sens tatuazhi – diçka që nuk shpëlahet ose zëvendësohet as me gjak qoftë si ide qoftë si doktrinë!

Nëse do të vendoseshin të gjitha këto gjini në njërën anë të peshores dhe gjetjet e shumta regjisoriale si damar ndërlidhës me të gjitha gjymtyrët trupore të shfaqjes a do ngelej e balancuar përmasa e shfaqjes në tërësinë e saj!?

Unë them mendimin tim personal në kontekst të pyetjes?! A do të mund ta përballonte këtë shfaqje kështu dikush nga ne apo më mirë të mbështesim kokën në kokën e kalit të verbuar të shfaqjes!

Ky format teatror është i justifikuar përkatësisht peshë të qëndrueshme teatrore!

Bazuar në shfaqjet pararendëse të Dinos për kohën e sotme, fjala nuk është më e para – pra del në pah veprimi fizik, konteksti psikik, vallëzimi, plastikat, këndimi pastaj si mishërim me të gjitha vjen dhe fjala, sikundër që ende ka vend për kashtën, këtë rast, kashta ishte në shërbim të inovacionit teatror për efektet estetike gjersa dhe troku i kalit ishte përmbushje për kërkesat e klimaksit kinematografik dhe të atij ideor!

Në të kundërt, në kontekstin filozofik, sot në botën perëndimore zor se dikush ushqen mendjen me kashtë ndërsa në bazamentin e mentaliteteve rajonale sipas autorit të shfaqjes kashta do të zë vend edhe më tej..!!

Mesazhet që nxjerr shfaqja e Dinos janë të ashpra nga pamja dhe pikëpamja e jashtme edhe pse janë të motivuara në kapilarë e saj përvëlon gjak nervor që adresohet mbi kryqin e prinderisë krishtere, të cilën nuk e shplan dot mbase as brusha e dhëmbëve të gojës me të cilën përtypet e vërteta njerëzore brenda një govatë tok me librin e kuq të Shqipërisë komuniste, dhe si pasojë, do të pësonte trashëgimia – brezi i ri – Alani (Igli Zarka) i cili ushqen sytë e mendjes së tij me sy kuajsh, brenda një stalle njerëzore ku demon – strehohet e shkuara nga dioptria e së sotmes, që nuk mbaron me kaq – laboratori mbetet në funksion të manovrës!

Detajet filmike, karrigia e shesheve filmike mbi të cilën shkruan; Richard Barton, Timo Flloko, pastaj reflektorët e shesheve Hollivudiane, muzika ( Endri Sina) amerikane e përpunuar mirë me kompozicionin ideor të shfaqjes, kostumografia e shkëlqyer e Berina Kokona, skenografia e holluar mirë për sy dhe mizanskenim e Dragutin Broz, Ass. Melisa Beçoviç, Dramaturgjia Željka Udovičič – Plestina!

Aktori Igli Zarka, me dioptrinë e një njomaku demonstron lakuriqësinë globale duke qëndruar i zhveshur për 10 minuta presion psikik e fizik arsyeshëm dhe bindshëm mbron peshën e detyrës së dhënë, sikundër, e gjithë kaska tjetër e interpretëve pa dallime që ishte në harmoni, marrëdhënie, në situata dhe rrethana mizanskenike duke e përmbyllur me koreografinë Gjergj Prevazit dhe studentët e tij (Roberto Nuhha , Fjorald Doci dhe Akreoma Saliu) që i dhanë sharm dhe dinamikë jetike shfaqjes!

Vështrim kritik me shkas formati dhe natyra e modelit teatror të Dino Mustafiqit, por dhe për aktorin e ri të sapo diplomuar Igli Zarka që solli një model prej aktori me perspektivë.

18 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)