Ndryshe 10 fakte që vërtetojnë se Japonia është plot surpriza

10 fakte që vërtetojnë se Japonia është plot surpriza

443
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Japonia është një nga vendet më të jashtëzakonshme në botë, ku traditat qindra shekullore bashkëjetojnë paqësisht krah shpikjeve më moderne. Ja 10 prova që Japonia është plot me surpriza:

Tokio është metropoli më i sigurt në botë

Qendra e kërkimeve Economist Intelligence Unit ka publikuar një klasifikim të qyteteve më të sigurta në botë, që përfshin kategori të tilla si siguria e informacionit dhe ajo personale, kujdesi shëndetësor dhe infrastruktura. Tokio qëndron në vend të parë, Singapori në vend të dytë dhe vendin e teretë e zë një tjetër qytet japonez, Osaka.

Udhëzime të hollësishme

Japonia është e mbushur me guida dhe manuale të cilat edhe të huajt mund t’i kuptojnë lehtësisht, sepse tekstet janë të përkthyer edhe në anglisht dhe gjithmonë të ilustruara.

Fëmijët japonezë kanë një ditëlindje të përbashkët

15 nëntori është një festë e madhe për fëmijët që janë 3, 5 dhe 7 vjeç dhe quhet Shiti-Go-San, që do të thotë Shtatë-Pesë-Tre. Këta numra konsiderohen magjike në Japoni, dhe këto mosha simbolizojnë fazat vendimtare për t’u rritur.

Ushtrime mëngjesi për të tërë

Studentët, nxënësit e shkollave dhe punonjësit e kompanive e fillojnë ditën e tyre me një ushtrim të përbashkët në mëngjes. Kjo traditë ka ekzistuar që nga viti 1928, dhe është mbështetur gjerësisht, pasi jo vetëm që i bën njerëzit të ndihen më mirë, por edhe i inkurajon ata të bëhen më të afërt me njëri-tjetrin, çka është shumë e rëndësishme në një vend si Japonia.

Shpërblimi i së premtes

Nuk është sekret se shumica e punëtorëve në Japoni vuajnë nga mbilodhja për shkak të mbingarkuara me punë gjatë ditëve të javës. Për të kompensuar këtë, qeveria miratoi një program të quajtur ‘shpërblimi i së premtes’ sipas të cilës punonjësit mund të largohen nga puna disa orë më herët çdo të premte të fundit të muajit.

Bota e mrekullueshme e kafshëve të egra

Mes këtyre vendeve është fshati i dhelprave Zao, në Miyagi, ishulli Honshu. Është një fshat i mbushur plot me dhelpra të egra dhe kushdo mund ta vizitojë duke i ushqyer nga afër ato.

Trena ‘plumb’

Trenat e shpejtësisë së lartë Shinkansen quhen trena plumb, dhe jo pa arsye. Ata arrijnë shpejtësi marramendëse duke u bërë të mundur udhëtarëve të mbërrijnë në kohë nëpër destinacionet e tyre, shkollë apo punë. Nuk është sekret që vonesat janë të papranueshme në Japoni, edhe nëse faji nuk është i njerëzve.

Larmi e pabesueshme ushqimesh

Mund të gjesh gjithçka në Japoni, që nga petullat tradicionale Okonomiyaki, tek ëmbëlsirat e shumëllojshme me bazë çokollate. Gjithashtu, për fansat e Lego së shpjeti do të hapet një kafene ku mund të provoni ushqime që duken si blloqet e lego, por që janë sigurisht shumë të shijshme.

Perime që duken si vepra arti

Arti i mukimono ose gdhendja e frutave dhe perimeve është shumë i përhapur në Japoni. Secili rajon ka specifikat e veta në këtë drejtim. Për këtë përdoret një thikë e veçantë gdhendjeje që i kthen frutat dhe perimet në vepra arti.

Pastë që ndihmon në kurimin e dhëmbëve të dëmtuar

Shkencëtari japonez Kazue Yamagashi ka shpikur një pastë dhëmbësh që mund të kurojë dhëmbët e dëmtuar shpejt dhe pa dhimbje. Fillimisht një substancë që gjendet në pastë mbulon pjesën e dhëmbit të plasaritur dhe pas 3 minutash pasta kristalizohet dhe lënda zëvendëson smaltin natyral.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)