Rajon Thaçi: Nuk shkohet në NATO me shoqatë gjuetarësh e peshkatarësh, por me...

Thaçi: Nuk shkohet në NATO me shoqatë gjuetarësh e peshkatarësh, por me Ushtri

276
1
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon t’i mëshojë qëndrimit të tij rreth transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Sipas tij, kjo është shumë e nevojshme, duke pasur parasysh tensionet që krijohen vazhdimisht në rajon.

Thaçi është shprehur gjithashtu se në NATO nuk mund të anëtarësohemi në një mënyrë të ndryshme, veçse me ushtri. “Në aleancë, – shton Thaçi, – nuk të pranojnë me shoqata gjahtarësh apo zjarrfikësish”.

“Askush nuk të pranon në NATO me zjarrfikës, shoqatë gjuetarësh apo ndonjë shoqatë tjetër, për shembull peshkatarësh”, ka thënë Thaçi në një intervistë për “Konica.al”. Presidenti vlerëson se Kosova është e zonja e vetes dhe mund të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Thaçi thekson më tej se nuk mund t’i paguajë Kosova, dështimet që ndodhin në vendet e rajonit.

“Kosova nuk mund të mbetet peng i krizave të Ballkanit. Nëse Bosnje-Hercegovina është e bllokuar nga nacionalizmi serb, atëherë natyrisht që gjërat janë të ndërlidhura edhe në rajonin tonë, por pse ta paguajmë ne çmimin? Nëse Serbia e rrit nacionalizmin e saj, zhvillon një fushatë elektorale kryekëput nacionaliste, nëse Serbia ka hapur mendje, shpirt dhe gjithçka ka për praninë ruse, pse ta paguajë Kosova çmimin?”, ka thënë ai.

E njëjta logjikë përdoret edhe për rastet e vendeve të tjera të rajonit.

“Nëse Mali i Zi pengohet nga Serbia për t’u anëtarësuar në NATO, ndërkohë që Kosova e mbështet fuqishëm Malin e Zi për anëtarësim, pse ta paguajë Kosova çmimin? Nëse Shqipëria ka problemet e veta politike, pse të paguajë Kosova çmimin? Nëse Maqedonia për fajin e saj është bllokuar politikisht dhe i ka të ndera raportet ndëretnike, pse të paguajë Kosova çmimin? Kosova është e zonja e vetes, merr vendimet vet, është vend sovran dhe ne nuk po kërkojmë gjë tjetër, veçse as më pak e as më shumë sesa të kemi një ushtri, sikundër vendet e tjera të rajonit”, ka thënë ndër të tjera presidenti.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Kalaja Kalaja

    Ata e Dinë, që Ne e Dimë, se edhe Ju e dini!