Rajon Vuçiç: Në Kosovë mund të hyj edhe pa lejen e qeverisë së...

Vuçiç: Në Kosovë mund të hyj edhe pa lejen e qeverisë së Kosovës

874
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Kandidati presidencial i koalicionit qeverisës, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se dëshiron që gjatë fushatës zgjedhore ta vizitojë Kosovën.

Ai madje ka deklaruar se këtë mund ta bëjë edhe pa lejen e qeverisë së Kosovës, por se mendon se “nuk do të kishte kuptim” dhe nuk dëshiron që të “nxis probleme për serbët” e Kosovës.

Këto deklarata, siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, Vuçiç i bëri gjatë përurimit të stadiumit në Novi Pazar, duke theksuar se në Kosovë mund të hyjë përmes vendkalimeve alternative.

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është kthyer sërish çështjes së Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk e kupton pse “presidenti i Kosovës insiston dhe i ngutet kaq shumë për formimin e të ashtuquajturës ushtri”.

19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)