Aktualitet Aksidenton 58-vjeçarin dhe largohet, por arrestohet në kohë rekord

Aksidenton 58-vjeçarin dhe largohet, por arrestohet në kohë rekord

470
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë në kohë rekord një 19-vjeçar, pasi kishte aksidentuar me makinë në qendër të qytetit një person dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Rreth orës 10:35 të ditës së sotme, në lagjen “Vasil Shanto” në vendin e quajtur ish-“5 Heronjtë”, një mjet tip “Foristradë Hammer” me targë AA610MB, ka përplasur shtetasin F. D, vjeç  58 banues në Shkodër  i cili po lëvizte me biçikletë, por drejtuesi mjetit është larguar nga vendi ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi në kohë i autorit të dyshuar i cili u kap dhe arrestua në banesën e tij shtetasi: Andi Martini, 19 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Shtetasi F. D ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, momentalisht  është jashtë rreziku për jetën.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat  penale “Largim nga vendi ngjarjes”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)