Ekonomi ‘Alitalia’ në grevë, mijëra turistë e udhëtarë bllokohen nëpër aeroporte

‘Alitalia’ në grevë, mijëra turistë e udhëtarë bllokohen nëpër aeroporte

240
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Turistë dhe udhëtarë që u duhet të kalojnë për në apo përmes Italisë me fluturimet e tyre, janë përballur me vonesa apo anulime të fluturimeve falë një greve që po mbahet nga kontrollorët e trafikut ajror, si dhe punonjësit e tjerë të transportit ajror.

Kompania kryesore italiane, “Alitalia” njoftoi se kishte anuluar rreth 40% të fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare gjatë kësaj të hëne. “Air France”, “British Airëays”, “Lufthansa” dhe kompani të tjera ajrore anuluan gjithashtu fluturimet e tyre, për shkak të grevës 4-orëshe nga ora 13 deri në 17 që po zhvillojnë kontrollorët e trafikut ajror, si dhe grevës 24-orëshe të punonjësve të këtij transporti.

Kjo është dita e parë e një jave tejet të vështirë për transportin në Itali, ku është planifikuar edhe një tjetër grevë, këtë herë nga taksistët, për ditën e enjte. Në Romë, të shtunën pritet kaos në trafik, kur kryeqyteti italian të presë udhëheqësit e Bashkimit Europian në samitin e 60-vjetorit të bllokut.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)