Kryesoret Basha nesër në SHBA, takime me zyrtarë të lartë për krizën politike

Basha nesër në SHBA, takime me zyrtarë të lartë për krizën politike

581
4
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Kreu demokrat Lulzim Basha, do të udhëtojë nesër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  për një tur takimesh me zyrtarë të lartë. Basha, do të diskutojë në SHBA, për situatën politike në vend dhe për protestën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pritet që ai të konfirmojë qëndrimin se pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe garantimit të një qeverie teknike, nuk mund të ketë zgjedhje.

Për  rreth 10 ditë  Basha, nuk do të jetë në çadrën e protestës në bulevard, pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të udhëtoi drejt Maltës, ku me 27 mars mbahet samiti i Partive Popullore Europiane, pjesë e te cilave është dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në takim me zyrtarët amerikanë, por dhe zyrtarët europianë, Basha do të kërkojë mbështetje për kauzën e opozitës  për qeveri teknike që sipas tij garanton zgjedhjet.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Fatmir

    Kur komandanti largohet nga shesh beteja,lufta mbaron dhe ushtaret ngrejne flamurin e bardhe.

  • Ismail Halabaku

    Mos vall zgjedhja e Trampit paska shkaktuar krize politike ne SHBA e Basha si “mik” i SHBA-ve ka shkuar ti pajtoj?! , Sa i marr eshte Basha per krizen politike ne Shqipri shkon te takoj kongresmenet ne Amerike ???

    • cuço

      Si mendim nuk shkon me larg se mbiemri qe i ke vene vetes!

      • Ismail Halabaku

        Se paku une e kam mbiemrin tim sido qe te jet , nuk cuhem Cuço.