Politikë Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka

Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka

266
1
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Në një deklaratë për shtyp, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se shërbëtorët e krimit duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Sipas Bashës, Rama së bashku me udhëheqësit e lartë të Partisë Socialistë janë të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste.

“Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karrigen e tyre me demokracinë.

Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qëndresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë.

Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje”, deklaroi Basha.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Ismail Halabaku

    Ne SHBA ne zgjedhje kann marr pjese vetem dy parti politike Republikanet dhe demokratet , se kam te qart pse ne Shqipri duhet te jen 100 Parti per zgjedhje .
    Zgjedhjet jan te lira dhe askush nuk detyrohet as si votues as si Kandidat te marr pjese ne to. Prandaj edhe Basha mund te mos marr pjese ne zgjedhje por me asnje ligj nuk mund ti ndaloj ato . Sepse cdo kater vite shqipetaret e kann te drejten demokratike ti thon mjaft me apo tia besojn edhe me tutje Rames qeverine .