Extra Kuriozitete Basti i çmendur i të riut australian që kafshohet nga krokodili!

Basti i çmendur i të riut australian që kafshohet nga krokodili!

384
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2
Djaloshi australian që u kafshua nga krokodili në krah

Një 18-vjeçar australian, Lee Depaauw, është kafshuar në krahun e majtë nga një krokodil në lumin Johnstone, pasi ishte hedhur në ujë për një bast të bërë me miqtë. I riu, arriti të mbijetojë, duke e  goditur zvarranikun me grushte në pjesën e fytyrës, bëjnë të ditura mediat australiane.

Djaloshi, pasi është transportuar në spital, është operuar me urgjencë për të shpëtuar krahun: “Ia vlejti, doja të fitoja një takim me një turiste angleze”, – ka deklaruar Depaauw.

Para se të hidhej në ujë, i riu kishte marrë pjesë në një festë ku ishte konsumuar alkool. Sfidën e nisi vetë i lënduari. “I thashë miqve të mi dhe mikeshës (Sophie Paterson) se turistët kanë më shumë mundësi të sulmohen nga krokodilët në krahasim me australianët, – ka treguar Depaauw. – Kështu që shkuam në lumë për të verifikuar teorinë”.

“Nuk kisha ulëritur asnjëherë aq shumë në jetën time, – vijoi ai. – Rreth meje pashë gjak dhe pjesë të kockave të krahut”. Por në krahasim me detajet drithëruese, i riu shprehet i kënaqur për gjestin e tij: “Arrita të bind Sophie të dalë me mua, sapo të dal nga spitali. Ia vlejti, ajo është shumë e bukur dhe e ëmbël”.

Ndërkohë, autoritetet e Queensland, kanë nxjerrë trupin e një 35-vjeçari të zhdukur të shtunën ndërsa kishte qenë duke peshkuar 50 kilometra larg lumit. Varka e tij u gjet e ankoruar të shtunën në mbrëmje së bashku me pushkën e ujit që ndodhej panë. Policia dyshon se viktima është sulmuar nga një krokodil. Nga 1985, numërohen tetë sulme fatale të krokodilëve dhe 17 jo fatale në Queensland.

Krokodilët janë një specie e mbrojtur në Australi nga vitet ’70, gjë që ka sjellë një mbipopullim të tyre në pjesën perëndimore të vendit. Krokodilët e detit mund të jetojnë deri në 70 vjet, duke vijuar të rriten deri sa shkojnë 7 metra.

Turistja angleze, për të cilën 17-vjeçari rrezikoi jetën

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)