Botë Brexit, me 29 mars fillon shkëputja nga Bashkimi Europian

Brexit, me 29 mars fillon shkëputja nga Bashkimi Europian

370
0
SHPËRNDAJE

Mekanizmi për nisjen e procedurave të Brexit do të nisë me 29 mars. Njoftimi, sipas shtypit britanik, është bërë direkt ng zyra e Downing Street.

Në atë datë, kryeministrja May do t’i shkruajë Bashkimit Europian për t’i komunikuar formalisht tërheqjen, siç është vendosur nga referendumi i 23 qershorit në Britaninë e Madhe.

Hapet kështu një periudhë 2-vjeçare e parashikuar nga neni 50 i Traktatit të Lisbonës për daljen nga blloku, me negociatorë mes Londrës dhe Brukselit.

May do të flasë me deputetët në fund të një seance parlamentare, ku do të pyetet nga Dhoma e Komunave, seancë që mbahet çdo të mërkurë mes orës 12:00 dhe 12:30.

Sipas “Downing Street”, periudha e negociatave do të mbyllet me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian me 29 mars 2019, thuajse 3 vjet pas referendumit me të cilin britanikët zgjodhën Brexit.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do t’u përgjigjet brenda 48 orëve komunikimeve formale të Londrës.

May mund të mbështetet te neni 50, pasi Parlamenti i Westminster më 13 mars ka aprovuar ligjin që e ka autorizuar dhe më pas miratuar edhe Mbretëresha Elizabeth.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)