Botë Drejtori i FBI-së: Nuk ka prova që Trump është përgjuar

Drejtori i FBI-së: Nuk ka prova që Trump është përgjuar

94
0
SHPËRNDAJE

Drejtori i FBI-së, James Comey deklaroi se nuk ka asnjë provë që ish-presidenti Barack Obama të ketë përgjuar Donald Trump.

“Nuk kemi informacione që të mbështesin atq që është thënë në postimin e presidentit Trump”, ka thënë Comey, duke iu referuar akuzave të miliarderit se, Obama kishte përgjuar rezidencën e tij, Trump Tower.

Shefi i FBI-së ka bërë gjithashtu me dije se, zyra e tij po heton edhe për lidhje të mundshme të stafit elektoral të Donald Trump me Rusinë, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)