Aktualitet Gjykata refuzon kërkesën e pedofilit David Brown për rihapje të procesit

Gjykata refuzon kërkesën e pedofilit David Brown për rihapje të procesit

161
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e shtetasit britanik David Brown për rihapje të procesit ndaj tij. David Brown është dënuar me 20 vjet burg për abuzime seksuale në një qendër fëmijësh në Shqipëri. Brown kishte depozituar kërkesën për të rimarrë në pyetje 3 dëshmitarët në gjyqin ndaj tij, kërkesë që është hedhur poshtë nga gjykata.

Brown udhëtoi drejt Shqipërisë në vitin 2000 pasi ishte përfshirë në një organizatë ndihmash skoceze që ndihmonte refugjatët që kalonin kufirin për t’i shpëtuar luftës së Kosovës.

Vitin tjetër, me ndihmën e kishave në Shqipëri dhe Britani, ai hapi një jetimore, për të cilën u akuza më pas edhe për abuzime me fëmijët. Shumë fëmijë atë kohë dëshmuan në favor të tij.

Ai kishte punuar me fëmijët për 35 vite në Skoci.

Në vitin 2006 policia bastisi jetimoren dhe arrestoi Brown. Dhjetë djem, të moshave mes 4 dhe 13 vjeçare dëshmuan se ishin abuzuar seksualisht nga një apo më shumë prej tre britanikëve që kujdeseshin për ta.

Christodoulou dhe Arnold u ekstraduan nga Britania e Madhe dhe u gjykuan dy vite pas dënimit të Brown. Christodoulou u dënua me 20 vite burgim ndërsa Arnold me 15 vite e gjysmë.

Brown ndodhet pas hekurave në Shqipëri që prej vitit 2006, dhe është i vetmi i huaj në burgun 302 në rrugën Mine Peza në Tiranë.

 

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)