Rajon Hahn nuk do të takojë protestuesit në Maqedoni, kundërshtarët e platformës shqiptare

Hahn nuk do të takojë protestuesit në Maqedoni, kundërshtarët e platformës shqiptare

347
0
SHPËRNDAJE

Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn nuk do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare për Maqedoninë e Bashkuar, organizatorja e protestave kundër mandatimit të Zoran Zaevit dhe partive shqiptare për krijimin e Qeverisë së re.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç pohoi se Hahn ka marrë disa kërkesa për takime, por 3 anëtarët e Parlamentit Europian që e shoqërojnë, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl, do të diskutojnë vetëm me përfaqësues të partive politike maqedonase.

“Takimet do të përqendrohen vetëm te figurat politike”, shpjegoi Koçijançiç.

Komisionari do të mbërrijë në Shkup të martën. Drejtues të nismës që kundërshton “platformën shqiptare” kishin kërkuar një përballje me të, por duket nuk do ta kenë këtë mundësi.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)