Aktualitet Hiqej si zëvendës i Artan Lames dhe u premtonte legalizimet, arrestohet

Hiqej si zëvendës i Artan Lames dhe u premtonte legalizimet, arrestohet

532
0
SHPËRNDAJE

Policia ka vënë në pranga një shtetas, i cili mashtronte qytetarët për legalizimet. Mësohet se Artan Laçi prezantohej si nëndrejtori i ALUIZNIT dhe u merrte njerëzve të ndryshëm para duke i mashtruar.

Ai prezantohej si zëvendës i Artan Lames. Duke përdorur emrin e kreut të ALUIZNIT dhe pozicionin e tij të rremë, Laçi ka mashtruar disa persona të cilëve iu premtonte leje legalizimi dhe në këmbim u merrte shuma të konsiderueshme parash.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)