Extra ShowBiz Incident i Adele me punonjësin e sigurisë gjatë koncertit

Incident i Adele me punonjësin e sigurisë gjatë koncertit

420
0
SHPËRNDAJE

Adele ka ndërprerë koncertin e saj në “Etihad Stadium” të Melburnit në Australi, ku i ka ulëritur një punonjësi të sigurisë, shumë i ashpër në sjellje, i cili po i kërkonte publikut të ulej dhe të mos kërcente.

Këngëtarja britanike, gjatë këtij momenti u duk shumë e zemëruar sipas dëshmitarëve: “Nëse nuk mund të kërcejnë, për çfarë dreqin kanë ardhur të bëjnë në një spektakël muzikor”, – ka thënë ajo duke iu drejtuar punonjësit të sigurisë.

Pasi njoftoi se tashmë është një grua e martuar, pikërisht nga skena në një koncert në Australi, Adele ka treguar para fansave edhe anën e saj “të errët”, duke u zemëruar “live”.

“Nëse njerëzit nuk arrijnë të shohin, duhet të ngrihen dhe do të kesh telashe nëse i bërtet dikujt nga publiku për ta ftuar që të ulet!”, – ka ulëritur Adele, para se të rifillonte koncertin, faza e fundit e turit të saj australian.

Në koncert, gjatë të cilit morën pjesë 77 mijë spektatorë, publiku u bë dëshmitar edhe i një propozimi martese për ‘gay’ në skenë.

Çifti i ardhshëm, u thirr nga këngëtarja: “Kjo nuk ishte e parashikuar, ju betohem…”, – i tha ajo publikut.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)