Sport Itali-Shqipëri, ndeshja do të gjykohet nga një arbitër slloven

Itali-Shqipëri, ndeshja do të gjykohet nga një arbitër slloven

225
0
SHPËRNDAJE

Do të jetë 37-vjeçari slloven, Slavko Vincic ai që do të vendosë drejtësi në sfidën eliminatore të Shqipërisë kundër Italisë në 24 Mars në “Renzo Barbera”. “Bilbili” ballkanas që prej vitit 2010 me stemën e FIFA-s, është caktuar nga organi qendror i futbollit botëror për të drejtuar sfidën e kuqezinjve. Kjo është hera e parë që 37-vjeçari do të drejtojë një ndeshje të Kombëtares Shqiptare, ndërsa në arenën ndërkombëtare ai është aktiv që prej 7 vitesh me një numër të madh ndeshjesh të rëndësishme mbi supe.

Për herë të fundit në Europa League ai drejtoi ndeshjen Shakhtar Donetsk-Celta Vigo, sfidë që u mbyll 0-2 në favor të skuadrës spanjolle. Disa duele të tjera me shumë peshë ku slloveni ka vendosur drejtësi janë edhe Manchester City-Celtic në Chamions League, Schalke-Krasnodar apo PAOK-Fiorentina. Në datën 6 Shtator të vitit të shkuar ai drejtoi një tjetër sfidë eliminatore të Botërorit 2018, atë mes Ishujve Faraoe dhe Hungarisë të mbyllur në shifrat 0-0.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)