Aktualitet Janinë, sekuestrohen 530 kg kanabis, në pranga 2 shqiptarë

Janinë, sekuestrohen 530 kg kanabis, në pranga 2 shqiptarë

335
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Një sasi prej 530 kilogramë kanabis u sekuestrua nga Antidroga e Janinës në afërsi të fshatit Konicë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Lënda narkotike ishte ngarkuar në një rulotë me targa greke, e marrë me qira nga dy shtetas shqiptarë të moshave 53 dhe 26 vjeç, të cilët u vunë menjëherë në pranga.

Autoritetet greke thanë se droga ishte fshehur në brendësi të rulotës dhe ishte ndarë në 180 pako.

Mësohet se dy të arrestuarit do ta dërgonin lëndën narkotike në Athinë, ku dhe do të shpërndahej më pas në tregun lokal.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)