Kryesoret Pakti kombëtar i mirëqenies, Rama: Falë reformave po ndihet dora e shtetit...

Pakti kombëtar i mirëqenies, Rama: Falë reformave po ndihet dora e shtetit   

199
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Gjatë prezantimit të nënshkrimit paktit kombëtar të miqëqenies sociale, kryeministri Rama ka thënë se tasëhmë nuk ka më korrupsion, skema politike të partive apo burokraci sa i takon ndihmës ekonomike, çështjes së pensioneve dhe zyrave të punës ne vend. “Jam krenar për reformat që kemi bërë deri tani, sepse dimë të kurojmë plagët e njerëzve në nevojë”.

“Ishim 4 shekuj prapa, vetëm në 4 vjet më parë, në raport me afirmimin në letër si detyrim ndaj skemës së ndihmës ekonomike, pensioneve dhe çështjes së punësimit. Një rrumpallë e denjë, për ata që për 20 vite e kusur vite, menduan si të shtyjnë ditët në karriget e tyre dhe pa menduar të bëjnë gjënë e duhur për vendin e tyre dhe për njerëzit, – u shpreh Rama. – Sa shumë para iu hoqën shërbimeve të njerëzve në nevojë, për t’ia çuar njerëzve që nuk ishin në nevojë. Fondi i ndihmës ekonomike iu dha kryetarëve të komunave për qëllime elektorale dhe ata që e përfitonin duhej të fotografonin votën gjatë zgjedhjeve”.

Rama shpjegoi se në katër vitet e fundit, fondi i ndihmës ekonomike iu është përcaktuar vetëm atyre personave që kanë qenë në nevojë, duke seleksionuar të tjerët që sipas tij e përfitonin në mënyrë të paligjshme.

“Ndihma ekonomike është 3 herë më e lartë se ç’ishte, jo sepse u shtua fondi 3 herë më shumë, por sepse u hoqën nga skema financiare e fondit të ndihmës ekonomike, ¼ e atyre që e merrnin deri dje, dhe që jtonin në vila, dinin me makina e kishin punë e rroga falë partisë në pushtet. Dhe të thuash që të gjithë janë njëlloj e nuk ndryshon asgjë, është e pavërtetë. Sot janë krijuar instrumenta ligjorë, administrativë e financiarë, pasi nuk kanë ekzistuar kurrë më parë, – vijoi ai. – Ne kemi trashëguar bashkë me rrënimin edhe faturimin, ndaj dhe njerëzit janë të paduruar, por gjërat që ne bëjmë, nuk bëhen menjëherë, por janë gjëra që lidhen me ndërtimin e një mekanizmi kompleks që quhet shtet, që funksionon si i tërë dhe jo si një tërësi çadrash siç ishin ministrisë deri dje”.

Rama tha të njëjtën gjë edhe për reformën e pensioneve (“Shtuam 200 mijë kontribuues”) dhe krijimit të zyrave të punës, të cilat sipas tij ishin kthyer në skema partie. “Falë zyrave të punës, kemi 26 mijë të punësuar, ku të gjithë marrin rrogën dhe paguajnë taksat. Ndërsa numri i personave të punësuar me aftësi të kufizuar, është 2 herë më i lartë se katër vjet më parë”, – shtoi ai.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)