Kryesoret Rama: Në zgjedhje edhe pa Saliun, duhet fitore më e thellë se...

Rama: Në zgjedhje edhe pa Saliun, duhet fitore më e thellë se 2013

1143
1
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të zhvilluar mesditën e sotme, ka shprehur bindjen dhe qëndrimin e palëkundur se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, pavarësisht vendimit që do të marrë PD, për të mos hyrë në zgjedhje.

Burime nga brenda mbledhjes së grupit bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga deputetët e PS angazhim maksimal për fushatën elektorale, duke dalë në terren dhe duke u takuar me çdo qytetar, pasi sipas tij në këto zgjedhje duhet rezultat më i thellë se ai i vitit 2013.

Rama e ka cilësuar të papranueshme krahasimin që i bëhet situatës politike në Shqipëria me krizën që po kalon prej muajsh Maqedonia. Ndërsa sa i përket reformës në drejtësi, kryeministri u shpreh se PS e do këtë reformë dhe do ta çojë deri në fund.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë dhe mësohet se është thirrur nga kryetari Rama sapo kreu i shtetit lajmëroi konferencën për shtyp një natë më parë.

Lidhur me konferencën e së dielës të Nishanit, mësohet se Rama ka informuar kryesinë me faktin se kandidatura e Fatmir Xhafajt gëzon mbështetje të plotë të partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Pa dhënë detaje, Rama ka lënë të kuptohet se presidenti i Republikës është tërhequr nga plani i rrëzimit të dekretit për ministrin e Brendshëm nën presionin e partnerëve.

Pjesa tjetër e mbledhjes është fokusuar tek organizimi elektoral dhe intensifikimi i komunikimit me zgjedhësit në çdo qark.

Kryeministri ka falenderuar ministrat e liruar, si edhe ata në detyrë, për impulsin e ri që i kanë dhënë punës së partisë gjatë javës së shkuar dhe ka kërkuar rritjen e vazhdueshme të ritmit të saj.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • cuço

    Fitorja me e thelle as nuk diskutohet; megjithato para qe u keni vjedhur popullit, bankave; nja kater a pese here, prodhimit dhe kondrabandes se droges, dhe te gjihte koncesionet e dhena zagareve tuaj, jo fitore te thelle,mund te merrni, por do arrini majat! Vetem qe ka njeqind arsye per te mos i ftuar keto zgjedhje: 1- Nuk do kete zgjedhje pa largimin e kriminelit edver! :99 arsyet e tjera nuk kane rendesi te dihen!