Ndryshe Sa më shumë kohë kaloni me prindërit, aq më gjatë jetojnë ata

Sa më shumë kohë kaloni me prindërit, aq më gjatë jetojnë ata

358
0
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët shpesh na inkurajojnë me zbulime të mahnitshme e të rëndësishme. Për shembull, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar kohët e fundit se si të zgjasim jetën e prindërve tanë dhe t’i bëjmë ata të ndihen më mirë. Recetë është shumë e thjeshtë.

Nga studimi rezulton se vetmia luan një rol kyç në përshpejtimin e procesit të plakjes dhe është i lidhur me vdekshmërinë. Shkencëtarët vëzhguan gjendjen e 1 600 njerëzve të moshuar, me një moshë mesatare 71 vjeç. Faktorë të tillë si shëndeti dhe statusi socio-ekonomike nuk u morën parasysh. Vetëm vetmia.

Gjatë 6 viteve të hulumtimit, vetëm 14% e të moshuarve që vizitoheshin vazhdimisht nga të afërmit e tyre ndërruan jetë, në krahasim me 23% të pjesëmarrësve, pa vizita familjare.

Sa më shumë plaken, aq më shumë njerëzit i japin rëndësi marrëdhënieve familjare. Në të njëjtën kohë, fëmijët dhe nipërit e mbesat kërkojnë më pak komunikim me brezat e vjetër.

Në përgjithësi, njerëzit e moshuar janë më tolerantë me të metat e miqve dhe të afërmve të tyre. Ata janë gjithmonë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre me të rinjtë, si dhe të tregojnë se cilat gjëra janë me të vërtetë me vlerë për emocionet tona dhe cilat jo.

Ne vrapojmë të marrim këshilla nga prindërit dhe gjyshërit tanë, kërkojmë receta apo thjesht kemi nevojë për përqafime e tyre. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kujtojmë se sa kohë ata na kanë dhënë dhe vazhdojnë të na japë dhe sa nevojë kanë për kujdesin dhe vëmendje tonë.

Vetëm me disa orë në javë, vetëm me një telefonatë në ditë ju mund të shtoni shanset e tyre për të jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)