Extra ShowBiz SHBA, binjakët 2-vjeçarë “party” në mes të natës (Video)

SHBA, binjakët 2-vjeçarë “party” në mes të natës (Video)

5363
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Gjatë ditës, të vegjlit Andrew dhe Ryan, binjakët 2-vjeçarë nga Tampa në Florida, ishin gjithnjë të lodhur, sikur të mos kishin bënë gjumë në sy gjatë gjithë natës.

Por në të vërtetë kështu ishte. Kamerat e sigurisë në shtëpinë e tyre, kanë konfirmuar për babanë Jonathan dhe mamanë Susana, që dy të vegjlit e kalonin natën duke improvizuar një farë feste në dhomën e tyre.

Videoja e publikuar nga çifti dhe e transmetuar në rrjetet sociale amerikane, ka bërë xhiron e botës në ueb.

Prindërit e gjorë, kanë zbuluar që fëmijët ishin të aftë për të zbritur dhe hipur sërish në shtretërit e tyre sa herë të kishin qejf.

Sapo ata zbrisnin në dysheme, vendosnin jastëk dhe zbaviteshin duke bërë rrotullime. Mbi divan pastaj bënin ndonjë “bisedë” për të rinisur sërish lojën nga e para.

Dhe kur i ati, pasi dëgjonte zhurmën i vendoste sërish në shtrat, heshtja në dhomë zgjaste pak minuta: binjakët, as që donin t’ia dinin për të fjetur…

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)