Botë Sulmi në aeroportin e Parisit, agresori nën efektin e alkoolit dhe drogës

Sulmi në aeroportin e Parisit, agresori nën efektin e alkoolit dhe drogës

81
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Analizat e gjakut kanë treguar se agresori që sulmoi një ushtare në aeroportin e Orly të Parisit kishte konsumuar drogë dhe alkool. Ziyed Ben Belgacem, 39 vjeç u vra nga forcat e sigurisë në aeroport, pasi tentoi t’i merrte armën një ushtareje dhe thërriti dua të vdes për allahun.

Prokurorët francezë thanë se nga ekzaminimet toksikologjike gjatë autopsisë, në gjakun e agresorit u gjetën gjurmë kokaine dhe kanabisi. Belgacem kishte gjithashtu edhe nivel të lartë alkooli në gjatë, gati dyfishi i nivelit të lejuar në Francë.

Bëhet me dije se ai ishte radikalizuar në burg dhe ishte në listën e personave që vëzhgoheshin nga policia.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)