Botë Vdes në moshën 101-vjeçare miliarderi David Rockefeller

Vdes në moshën 101-vjeçare miliarderi David Rockefeller

948
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

 

Është shuar në moshën 101-vjeçare bankieri dhe filantropi i njohur David Rockefeller.

Rockefeller vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Pocantico Hills të Nju Jorkut, sipas zëdhënësit Fraser Seitel.

Për më shumë se një dekadë ai menaxhoi bankën “Chase Manhattan” dhe pati një influencë të madhe në të gjithë botë, ku përhapi kapitalizmin amerikan.

David ishte djali më i vogël i John D. Rockefeller Jr. dhe stërnipi i themeluesit të Standart Oil, John D. Rockefeller.

Në vitin 1936 diplomohet në Harvard dhe katër vite më vonë merr doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Çikagos. Në vitin 1961 emërohet drejtor ekzekutiv i bankës “Chase Manhattan” dhe tetë vite më vonë bëhet edhe pronar i saj.

U tërhoq nga drejtimi i kësaj banke në vitin 1981, por gjatë periudhës së drejtimit të saj u quajt nga shtypi i asaj kohe dhe në vazhdim si “banka e bankave”.

20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)