Extra ShowBiz Ilda Bejleri “pushton” mediat italiane

Ilda Bejleri “pushton” mediat italiane

1300
0
SHPËRNDAJE

Ilda Bejleri është padyshim një prej femrave më të bukura dhe sensuale të ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur e “SuperSport”, si dhe prej kohësh një prej imazheve kryesore të “Digitalb”, ka “pushtuar” së fundmi të gjitha mediat Italiane. Kjo pas sfidës që Kombëtarja Shqiptare zhvilloi me Italinë në Palermo, në kuadër të kualifikuesve të Botërorit “Rusi 2018”.

Ilda tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, dhe jo pak u përfol për “hutimin” që bukuroshja shqiptare i bëri portierit të të kaltërve, Gigi Buffon, gjatë intervistës pas përfundimit të ndeshjes.

Jo dhe jo vetëm kaq Ilda në “Instagramin” e saj, postoi foto edhe me Marco Verrattin apo dhe Daniele de Rossin. Të shumta ishin mediat që shkruan për bukurinë e saj dhe kjo jo pa shkak, pasi vështirë që një femër si Ilda, me format e saj, mos të bjerë në sy. “Ilda Bejleri, gazetarja seksi, që i la pa mend të gjithë në Itali-Shqipëri”, shkruan italiania “SportFanpage”.

“Ilda Bejleri, gazetarja e mrekullueshme shqiptare pushton Palermon”, shkruan një tjetër faqe si “Siciliafan.it”, duke publikuar edhe fotot e saj.

31 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)