Rajon Lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë

Lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë

87
0
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës ka lejuar që zgjedhjet presidenciale serbe të mbahen edhe në Kosovë, të cilat do të monitorohen nga Misioni i OSBE-së.

“Të dielën, më 2 prill, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës. Prania e Misionit të OSBE-së në teren ka vënë në dispozicion informata rreth vendeve që do të shfrytëzohen për këtë operacion”, theksohet në njoftimin për mediat.

Ekzekutivi kosovar ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

31 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)