Sport Vllaznia merr derbin, siguron mbijetesën

Vllaznia merr derbin, siguron mbijetesën

193
0
SHPËRNDAJE

Është i Vllaznisë derbi i Shqipërisë, për Tiranën mbeten pengjet. Përfundon 2-1 në Selman Stërmasi me skuadrën e Cungut që kuotohet si anti Luftëtari në garën për vendin e katërt, me bardheblutë që nuk ngrejnë dot kokë në rifillimin e kampionatit.

Pristhmëritë ishin padyshim të tjera te kryeqytetasit ku e nistë Turtulli në vend të Mucës që ka mbyllur sezonin, me Likën, Takun dhe Ede në 4-3-3 e Josës. me të njëjtin modul edhe Cungu që hidhte Cinarin, Shtubinën dhe ishin e madh Bakaj në vijën e parë. Minutat e para disi më kërkuese Vllaznia por pa krijuar ndonjë rrezik serioz me Tiranën që merr frenat në dorë pas cerek ore lojë, në të 18 rasti i parë i vërtetë me Ede që vesh kostumin e asistmenit për Gilman Likën në qendër por Selimaj neutralizon rrezikun.  (pamje Josa) Në të 22 është Afrim Taku që tenton ta befasojë me goditjen e tij por është sërish në lartësinë e duhur portieri kuqeblu. Episod moviole në minutën e 39 me Edeh që ja del të cojë topin në rrjetë por i ngrin buzëqeshjen dhe festën Emirjon Sino që anullon, pamjet duket se i japin të drejtë për një prejke me dorë të Turtullit gjatë aksionit. Në minutën e 43 ka një predhë nga Erjon Hoxhallari me Selimajn që ja del të kthejë topin dhe mbyllet pa gola një pjesë më e mirë për Tiranën. E dyta nis me një episod vendimtar, me Akuah që prek topin me dorë në zonën e Ilion Likës në minutën e 52. Për Emirjon Sinon nuk ka dyshime, është penallti. Nga pika e bardhë shfaqet Olsi Gocaj me Ilion Likën që i kap krahun por jo topin.

Kryeson Vllaznia në Selman Stërmasi, e ka të vështirë të kapërdijë disavantazhin Josa, frymëmaje në krahun tjetër për Cungun. Ka një shans të mirë pas 2 minutash Vllaznia me Bicajn që i vidhet mbrojtjes, por është fantastik në reagimin e tij portieri bardheblu. Ka fishekzjarre mbi qiellin e Tiranës por ajo që feston është Vllaznia. Tirana përpiqet të reagojë por e ka të vështirë të cajë përpara,. (min 65). Rishihet më në fund në fushë pas mungesës së gjatë edhe kapiteni Karabeci por ndryshimin në lojë e bën dikush tjetër që vjen nga stoli, Mokhtar Cisse një ndër më të kritikuarit në këtë sezon, në minutën e 79 në gjysmërrotullim edhe pse ngadalë con topin në rrjetë.

Goli i dytë sezonal për 26 vjecarin nga Mali i zhbllukua vetëm në ndeshjen e fundit me Luftëtarin, por Tirana nuk ja del ti gëzojhet ekuilbrit pasi merr goditjen e dytë pas vetëm 3 minutash, me Gurishtën që që kërcen mbi të gjithë në zonë, për të kaluar sërish para Vllazninë.

Festojnë kuqeblutë, është dush i ftohtë për Tiranën që i duhet sërish të ndjekë, në minutën e 85 Ede nuk arrin për cështje sekondi një takim të rëndësishëm në shtyllën e dytë. Hoxhallari ka një pretendim për 11 meetërsh që nuk gjen miratimin e Sinos në finale dhe mbyllet 2-1, me Vllazninë që rikthehet te fitorja, fjalë që Tirana tashmë e ka harruar pasi nuk e njeh prej plot 10 ndeshjesh në një kampionat katastrofë për të. Tani sytë nga Kupa!

31 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)