Ekonomi Elbasan, Rama përuron impiantin e ri të mbetjeve: Sjell ekonomi dhe punësim

Elbasan, Rama përuron impiantin e ri të mbetjeve: Sjell ekonomi dhe punësim

198
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Gjatë përurimit të impiantit të ri të përpunimit të mbetjeve urbane dhe shfrytëzimit të tyre për prodhime energjie në Elbasan, kryeministri Rama tha se projekti në fjalë do të sjellë më shumë ekonomi, punësim dhe zhvillim.

Përpunimi i mbeturinave dhe teknologjia e përdorur në këtë impiant bëhet sipas standardeve më të fundit dhe shfrytëzohen për prodhimin e energjisë.

Ai vlerësoi Ministrinë e Mjedisit që bashkëpunoi në këtë projekt të qeverisë, duke theksuar se është një fitore e madhe të ndërtosh se sa të bllokosh.

“E mbështeta projektin që ditën e parë. Tashmë Spitali i Elbasanit do shpëtojë nga kthetrat e spekulantëve. Ky është një impiant që nuk e ka askush në rajon dhe që është shëmbëlltyrë kuptimplotë e teknologjisë së fundit. T’i japim fund një historie të tmerrshme ku plehrat kanë bërë kërdinë. Sot kemi një impiant që nuk e ka askush në rajon dhe ky është vetëm fillimi dhe jam i bindur që falë këtij shembulli do të vazhdojmë në Fier. Jam i sigurt se do të bindim edhe banorët e Fierit, sidomos ata të zonës ku parashikohet të ndërtohet ky projekt, që nuk sjell ndotje, sjell ekonomi, punësim dhe zhvillim”, tha Rama.

Rama foli edhe për reformën në drejtësi dhe tha se opozita mund të përpiqet ta vonojë, por jo ta bllokojë. “Me reformën në drejtësi, asnjë nuk duhet të bëhet “top futbolli” te gjykatësit”.

18 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)