Sport Kupa, Tirana-Skënderbeu në finale

Kupa, Tirana-Skënderbeu në finale

207
SHPËRNDAJE

Finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll do të diskutohet mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin tonë zbuloi ekipet që mbërrijnë në përballjen e fundit të turneut pas gjysmëfinaleve që nuk rezervuan surpriza si në stadiumin Niko Dovana në Durrës, ashtu edhe në Selman Stërmasi në kryeqytet.

Tirana mundi 2-0 Besëlidhjen duke ndërprerë në momentin më të bukur ëndrrën e lezhjanëve për një finale historike. Bardheblutë morën fillimisht avantazhin me penalltinë e konvertuar në gol nga Taku, e më pas siguruan kualifikimin me një devijim në rrjetë të Hoxhallarit brenda zonës. Sfida e parë ishte mbyllur 1-1.

Skënderbeu mori fitoren e dytë ndaj Teutës këtë herë në transfertë, pasi ndëshkoi bregdetarët me një gol të Liridon Latifit. Suksesi minimal i korçarëve kombinuar me fitoren e njëjtë në ndeshjen e parë, i çon në finalen e Kupës.

19 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)