Kulturë Bordi “rrëzon” filmat e animuar

Bordi “rrëzon” filmat e animuar

149
0
SHPËRNDAJE

Artur Dauti, Bertrand Shijaku, Stefan Taci dhe Ajola Daja nuk kanë mundur të marrin miratimin e Këshillit Miratues të Projekteve

Katër regjisorë që kandidonin për të qënë pjesë e projekteve që Qëndra Kinematografike financon cdo vit për filmin e animuar, janë “rrëzuar” në mbledhjen e bordit të këtij institucioni. Artur Dauti, Bertrand Shijaku, Stefan Taci dhe Ajola Daja nuk kanë mundur të marrin miratimin e bordit për të vijuar më pas punën mbi ndërtimin e skenareve që kishin paraqitur në projekt.

Kjo është hera e parë që Këshilli Miratues I Projekteve del me një vendim të tillë, duke ngritur kështu, një etikë të lartë në kriteret që duhet të kalojë një projekt I filmit të animuar, për të qënë pjesë e financimeve të Qëndrës.

Në një njoftim të bërë publik për median, QNK njofton se Këshilli Miratues I Projekteve I përbërë nga Suzana Varvarica Kuka, Ardian Isufi, Alda Bardhyli dhe Helidon Haliti janë mbledhur më dt 19.04.2017 me qëllim shqyrtimin e projekteve kinematografike për filma të animuar, të depozituar deri në datën 14.10.2016 ndryshme kinematografike.

Filmat e paraqitura për konkurim ishin: “Vogëlushja prej bore”, skenari Ajola DAJA, regjia Megi KARAJ, paraqitur nga produksioni “A.R.” p.f. “Macja”, skenari dhe regjia Artur DAUTI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k. “Mirënjohja”, skenari Kujtim GJONAJ, regjia Bertrand SHIJAKU, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k..“Koha tjetër”, skenari dhe regjia Stefan TAÇI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.

Përfaqësuesit e këtyre projekteve kanë dalë përballë bordit për të argumentuar projektet. Por duket se këto argumentime nuk kanë qënë të mjaftueshme për Këshillin, pas gjëndjes së trishtueshme në të cilën ndodhet filmi i animuar, duke bërë që për herë të parë të kërkohet një material pilot 10-30 sekonda. Në njotimin e QNK, thuhet se vlerësimi I projekteve u shty për një kohë tjetër duke u kërkuar kandidatëve këto kushte: “Të bëhet zhvillimi emocional i personazheve në raport me ndryshimet e tyre psikologjike në skenat më kryesore të skenarit.

Të bëhet zhvillimi i disa skenave kryesore të skenarit në raport me personazhet. Të paraqitet përpara KMP material pilot 10-30 sekonda, i cili do të shërbejë për të krijuar një ide më të qartë rreth qasjes artistike dhe estetike, të atmosferës të animacionit të teknikës dhe të formatit me të cilin do të realizohet filmi”. Në mbledhjen e radhës është zgjedhur dhe Kryetari I Këshillit të Miratimit të Projekteve Suzana Varvarica Kuka. Afati i fundit për paraqitjen e materialeve të kërkuara është data 20.06.2017.

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)