Rajon Dita e 17-të, serbët vazhdojnë protestat kundër partisë në pushtet

Dita e 17-të, serbët vazhdojnë protestat kundër partisë në pushtet

138
SHPËRNDAJE

Pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë, disa qindra njerëz morën pjesë në protestën në Beograd të mërkurën në mbrëmje. Ishte kjo dita e 17-të e demonstratave kundër partisë në pushtet.

Demonstratat kundër, siç thuhet, “diktaturës”, kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiç fitoi zgjedhjet presidenciale.

Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçiç, heqjen e “të gjithë zyrtarëve të korruptuar”, si dhe zgjedhje “të drejta dhe të lira”.

Ndërsa protesta përfundoi para Parlamentit serb, organizatorët njoftuan se ajo do të rifillojë mbrëmjen e sotme.

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)