Ekonomi INSTAT, numri i aksidenteve u rrit me rreth 11% në mars, ulet...

INSTAT, numri i aksidenteve u rrit me rreth 11% në mars, ulet numri i viktimave me 30%

84
0
SHPËRNDAJE

Numri i të aksidentuarve në muajin mars u rrit me rreth 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Instituti i Statistikave raportoi se në muajin mars 2017 numërohen 152 aksidente rrugore.

Në krahasim me mars 2016, numri i aksidenteve është rritur me 10,9%. Numri i të aksidentuarve është 213 persona nga 183 që ishte një vit më parë. Në tremujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur gjatë muajit mars është 16. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 28,6%.

Aksidentet rrugore, në 78,9% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25 – 35 vjeç. Në mars 2017, numri të aksidentuarve (të vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 8,1 %.

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)