Ndryshe Përdorimet e shumta të limonit

Përdorimet e shumta të limonit

3172
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Limoni është shumë i rëndësishëm dhe këtë e dimë të gjithë. Mirëpo, ajo që nuk dimë janë fushat e ndryshme ku ai mund të përdoret. Disa nga përdorimet e tij po i rendisim më poshtë.

Shëndeti mendor – Uji me limon largon stresin dhe depresionin, duke rregulluar gjendjen emocionale. Atletët e quajnë limonin dhuratë të shenjtë, sepse kur fillon rënia e fuqive, ata thithin lëngun e limonit nga një vrimë që i bëjnë në majë. Ai rifreskon energjitë.

Aromatizues frigoriferi – Nëse dëshironi të largoni erën e përzier të produkteve të frigoriferit tuaj, mënyra më e thjeshtë është të shtrydhni një limon në pambuk, apo mbi një sfungjer, dhe ta lini në frigorifer për disa orë. Mos harroni të hidhni edhe produktet që mendoni se po e shkaktojnë erën e pakëndshme.

Rregullues i presionit të gjakut – Limoni përmban kalium që kontrollon presionin e lartë të gjakut dhe pakëson efektin e të përzierave dhe marrjes së mendve.

Problemet e frymëmarrjes – Uji me limon mund të reduktojë sekrecionet e fytit dhe ju ndihmon të merrni frymë lirshëm, sidomos kur vuani nga astma.

Parandalon gurët në veshka – Konsumi i rregullt i lëngut të limonit të përzier me ujë, mund të rrisë citratin urinar, një lëndë kimike në urinë që parandalon formimin e kristaleve që mund të formojnë gurë në veshka.

Pastrimi i fytit – Nëse uji me kripë nuk funksionon për ju, përdorni limon për të kuruar infeksionet e fytit falë cilësive antibakteriale të tij.

Forcon sallatën – Nëse sallata është zbutur, mos e hidhni në plehra. Shtojini lëngun e gjysmë kokrre limoni në një enë me ujë të ftohtë. Fusni brenda sallatën dhe lëreni në frigorifer për një orë. Sigurohuni të thani gjethet përpara se t’i përdorni.

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)