Sociale Pezullohet drejtori i FSDKSH, kontratë abuzive për hemodializën

Pezullohet drejtori i FSDKSH, kontratë abuzive për hemodializën

87
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Gjykata ka pezulluar nga detyra drejtorin e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Erjon Manohasa. Ai ka akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka lidhur një kontratë abuzive për hemodializën me një spital privat.

Ndërkohë që spitali tjetër në garë ka bërë denoncim për të. Ministria e Shëndetësisë i ka hequr licencën spitalit, me të cilin Manohasa lidhi kontratë.

Gjykata vendosi kështu të pranojë kërkesën e datës 12.04.2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për marrjen e masës ndaluese të “Pezullimit të ushtrimit të detyrës në shërbimit publik”.

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)