Botë Sulm terrorist në Paris, vritet një polic. Ekzekutohet agresori

Sulm terrorist në Paris, vritet një polic. Ekzekutohet agresori

335
0
SHPËRNDAJE

Një agjent policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë gjatë të shtënave me armë zjarri në Champs Elysees në Paris. Sipas informacioneve të para, një nga policët humbi jetën në vend, ndëres tjetri, i cili fillimisht u plagos, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Po ashtu mësohet se agresori është vrarë. Policia ka evakuuar të gjithë zonën për arsye sigurie.

Sulmi, i kryer me armë automatiku kallashnikov (“përleshje e dhunshme”, sipas dëshmitarëve), ka ndodhur para një dyqani të “Marks & Spencer”, një magazinë e madhe britanike.

Të shtënat me shumë mundësi janë një “akt terrorist”, ndaj dhe janë këshilluar të gjithë njerëzit të evitojnë zonën qendrore të kryeqytetit francez.

Një tjetër agresor dyshohet është akoma në arrati. Sipas shtypit lokal, ai është fshehur në një parking të zonës. Ky është motivi për të cilën e gjithë zona është blinduar dhe lejohet të hyjë vetëm policia. Në tarracat e ndërtesave dhe godinave janë parë qitës me snajperë, ndërsa disa helikopterë fluturojnë në kuotë të ulët.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, bën të ditur se objektiv i dy terroristëve kanë qenë forcat e policisë. Agresori i vrarë nga policia ishte i njohur nga forcat e rendit. Ai njihej si një person i radikalizuar, i gatshëm për të përgatitur atentate.

20 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)