Aktualitet Atentati në Vlorë, viktima ishte dënuar me 12 vjet burg për vrasje

Atentati në Vlorë, viktima ishte dënuar me 12 vjet burg për vrasje

571
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Ergys Gjioveshaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në një lokal nate në zonën e Lungomares, rezulton një person me precedentë penalë. 33-vjecari ishte dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim në vitin 2000, kohë kur ai ishte vetëm 16 vjeç, ngjarje për të cilën ishte dënuar me 12 vjet burgim.

Gjioveshaj ishte arrestuar nga Interpol Vjena për llogari të drejtësisë shqiptare në qershor të 2011-s në Austri dhe vetëm pak muaj kishte dalë nga burgu ku kishte shlyer dënimin e marrë për vrasjen në shtetin shqiptar.

Hetimet e prokurorisë janë përqendruar kryesisht në pistën e hakmarrjes, por nuk përjashtohen as pista të tjera. në ngjarjen e shënuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme në një lokal me muzikë live në zonën e Lungomares, Vlorë, mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)