Kryesoret Basha, Ramës: Pas qeverisë teknike, i hapim rrugë Vettingut

Basha, Ramës: Pas qeverisë teknike, i hapim rrugë Vettingut

498
0
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama se nuk është e nevojshme që ligji i zbatimit të Vettingut të shtyhet pas zgjedhjeve.

Ai e akuzoi sërish kreun e qeverisë se me mercenarë të paguar nga Xhorxh Soros po tentojnë të kapin drejtësinë.

“Republika e re do të jetë një qeveri e drejtë, e ligjit siç është modeli i demokracive popullore. Republika e re do të jetë një garanci totale për lirinë dhe votën e lirë. Rama me mercenarët e paguar nga Soros shkatërroi ligjet e reformës në drejtësi, me qëllim kontrollin politik të drejtësisë, siç ishin ligjet e propozuara të reformës në drejtësi, – tha Basha. – Një ligj kaloi me miratimin tonë, me votën dhe vulën tonë, por ligji i Vettingut, KLP e KLGJ dhe ligjet e tjera, janë bërë me qëllim për të shkelur marrëveshjen”, – u shpreh Basha.

Basha nënnizoi se Vettingu mund të bëhet menjëherë pas krijimit të qeverisë teknike, sipas konsensusit të 22 korrikut, pa pasur nevojë që të priten zgjedhjet.

“Nuk ka nevojë të shtyjmë Vettingun pas zgjedhjeve, por menjëherë pas paktit kombëtar, me qeveri teknike e zgjedhje të lira, ku PD është e gatshme të marrë përgjegjësi Kushtetuese e ligjore. Kjo gjë do t’i hapë menjëherë rrugë Vettingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi, për të pasur gjykatës e prokurorë të ndershëm për të nisur punën kundër krimit, drogës e korrupsionit të pushtetarëve, që sot vazhdon të bëjë kërdinë”.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)