Botë Bombat ndaj autobusit të Borusias, arrestohet një ruso-gjerman

Bombat ndaj autobusit të Borusias, arrestohet një ruso-gjerman

213
0
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar, Sergej W., është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ka kryer sulmin me bomba kundër autobusit të skuadrës së Borusia Dortmund në 11 prill.

Sipas prokurorisë, i dyshuari e ka kryer këtë akt për motive ekonomike dhe jo të natyrës terroriste. Shtypi gjerman, duke cituar burime të prokurorisë, raporton se i ndaluari synonte një rënie të çmimit të aksioneve në Bursë të Borusias dhe me këtë qëllim donte të dëmtonte klubin.

28-vjeçari me nënshtetësi gjermano dhe ruse, kishte blerë një paketë aksionare prej 15 mijë opsionesh, për vlerën e 78 mijë eurove. Nëse aksionet e Borusias do të uleshin, ai do të përfitonte deri në 3.9 milionë euro. Me plagosjen e rëndë ose vdekjen e lojtarëve, aksionet e klubit gjerman do të uleshin në mënyrë të ndjeshme.

Ndërkohë, policia është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve, që dyshohet se e kanë ndihmuar duke transportuar eksplozivin në vendngjarje.

Sergej W., ka kompetenca të veçanta në sektorin elektronik dhe është në gjendje për të fabrikuar bomba. Në korrik 2015, ai fitoi një çmim në shkollë për aftësitë në elektronikë.

Atentatori po ashtu ka tentuar të devijojë edhe hetimet, duke ia faturuar përgjegjësinë e sulmit ISIS-it.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)