Sport Champions, çiftet gjysmëfinaliste: Real-Atletiko dhe Monako-Juve

Champions, çiftet gjysmëfinaliste: Real-Atletiko dhe Monako-Juve

146
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

U hodh sot në Nyon të Zvicrës shorti për gjysmëfinalet e Champions League që do të zhvillohen në datat 2/3 dhe 9/10 maj.

Përballjet gjysmëfinale do të jenë Real Madrid-Atletiko Madrid dhe Monako-Juventus.

Fituesi i gjysmëfinales së dytë do të jetë pritës në finalen e madhe që do të luhet në Kardif të Uellsit.

Reali ishte skuadra e parë e tërhequr në short, me skuadrën e Zidane që sipas formulës do ta luajë ndeshjen e parë në “Bernabeu”. E ndërsa të gjithë rivalët ishin në ankth, goglat nxorrën si rivalin e “Los Blancos” rivalët e përjetshëm të Atletico-s.

Një derbi europian, por që këtë herë do ti vendosë përballë dy skuadrat e Madridit jo më në finale, por në pengesën e fundit për të arritur në ndeshjen për trofeun në Kardif. Kjo do të jetë hera e pestë që Reali dhe Atletico do të luajnë në kupat e Europës.

Çifti tjetër ishte logjik: Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Barcelonën, Juventusi tashmë do të ketë përballë Monaco, skuadrën që befasoi Europën me paraqitjet e saj, duke eliminuar fillimisht Manchester City-n dhe më pas Borussia Dortmund. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 2 dhe 3 Maj, ndërsa takimet e kthimit më 9 dhe 10 Maj.

Për Juventusin përbën avantazh fakti që sfidën e kthimit do ta kenë në Torino. Kampionët e Italisë janë kualifikuar në të dy rastet kur janë përballur me Monaco, në gjysmëfinalet e sezonit 1997/98 dhe në çerekfinalet e edicionit 2014/15. Në dy sfidat e vitit 2015, bardhezinjtë nuk pësuan asnjë gol, por Monaco e këtij viti është një skuadër plotësisht e ndryshme dhe një rival për tu pasur frikë.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)