Extra Horoskopi Horoskopi – 21 prill 2017

Horoskopi – 21 prill 2017

8939
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

DASHI

Do të bëni disa ndryshime në gjërat tuaja. Këto kanë të bëjnë me kalimin në një shtëpie të re, ose me një profesion të ri. Bisedoni me miqtë dhe familjen për më shumë mendime.

DEMI

Sot do të merreni me dokumente që kanë të bëjnë me ekonominë. NJë person do t’ju tregojë mënyrën sesi të punoni më mirë.

BINJAKET

Do të merrni disa informacione të reja interesante nga librat, gazetat apo televizioni. Diskutimet me miqtë do të ndikojnë për mirë.

GAFORRJA

Sot keni disa pajisje të reja për të përdorur, nga të cilat do të merrni një përvojë të re. Gjithashtu, ju do të argëtoheni së bashku me miqtë tuaj.  

LUANI

Keni një projekt për të realizuar. Për këtë duhet të bisedoni me ndonjë koleg që ka aftësi në këtë aspekt. Në këtë mënyrë, gjithçka do të shkojë siç duhet.

VIRGJERESHA

Sot do të punoni me disa persona të aftë në profesionin e tyre. Kjo do t’ju jap më shumë ide për fillimin e një projekti të ri, ose për një punë të re.

PESHORJA

Do të merrni pjesë në disa aktivitete shoqërore, ku do të takoni persona të rinj. Nëse jeni çift do të kaloni këndshëm me partnerin tuaj.

AKREPI

Do të dëshironi të bëni disa ndryshime në shtëpinë tuaj. Do të merrni ide të reja ngamiqtë, për disa blerje të rëndësishme. 

SHIGJETARI

Sot do të kaloni ditë të këndshme duke biseduar me miqtë, familjen, apo partnerin tuaj. Do të kaloni një ditë të qetë pa aventuara.

BRICJAPI

Do të kaloni një ditë të ngarkuar me punë. Në aspektin afektiv bëni mirë ti dedikoni më shumë kohë partnerit tuaj.

UJORI

Do të keni ide të ndryshme sesi do ta kaloni ditën. Një aktivitet me miqtë tuaj, do të jetë pozitiv për t’u argëtuar. Në mbrëmje qëndroni me partnerin, për t’u relaksuar.

PESHQIT

Sot do të merrni disa informacione të dobishme nga gazetat, librat, apo televizioni. Gjërat që dëshironi do të realizohen në mënyrën më të mirë.